TIRANË

Partia Demokratike ka publikuar video nga brenda Teatrit Kombëtar pak minuta para shembjes. Në video shihen policë me armatim të rëndë që hyjnë në godinë ku ndodhen artistë dhe aktivistë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka mohuar që policia ka qenë e armatosur. Edhe në intervistën dy ditë më parë në News24 edhe mbrëmjen e sotme Rama tha se policia nuk ka qenë e armatosur dhe sjellja e saj ka qenë korrekte.

“Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte. Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka.
Vota e qytetareve do te jete fundi i tij”, shkruan ish-deputetja e PD Orjola Pampuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb