Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me kompleksin “Partizani”.

Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar se e gjithë kjo çështje ka nisur për shkak të inceneratorëve dhe se në lidhje me këtë do të japë një deklaratë të rëndësishme në mbarim të emisionit.

Ai shtoi se ishte kryeministri Rama ai që i ndërroi destinacionin zonës, nga zonë sportive, në urbane.

Malltezi: Dosja fillon para shumë vitesh e ka përfunduar në 2009.
Përderisa ka zgjatur kaq vjet ka me qindra dokumente dhe personat që paguanin rryshfete që të fusnin informal në këto mjedise, kishin 40 familja informale që asnjë nuk është nxjerrë në rrugë. 42 lista të gjithë janë kompensuar, janë familje të nderuara. Kjo që thua nuk rri sepse është një proces i zgjatur tre vite.

Qiriazi u gjet fajtor për korrupsion, socialistët e morën dhe thanë merre gjithë dosjen sepse duam të dimë ku të kapemi. Socialistët se mbanin në punë Qiriazin sepse e panë që shkeljet ishin aq ë mëdha sa…
Ishte pjesë e aferës që nëpërmjet rryshfetit informalët futeshin në ambientet e rrënuara bë kompleksit

Glidona Daci: keni prova e fakte që do ti depozitoni në SPAK?

Malltezi: Kjo është fakt jo akuzë. Dokumenti nga Mimi Kodheli është fakt jo akuzë. Edhe që socialistët se morën në punë është fakt. Thash ndoshta edhe ata kanë dëgjuar nga ato që kemi dëgjuar edhe ne

Dritan Hila: Kthimi i pronës objektet sportive kanë një status të veçantë, edhe si kthim prone se po flasim për ndërtimin e një kompleksi në vend të bëhej pallate mund të rikonstruktohet aty ku ishte

Malltezi: Rama e ndërroi terrenin dhe e bëri zonë urbane nga zonë sportive.

Hila: Kanë status të veçantë në kthim sepse nesër mund të rikthejmë edhe stadiumet.
Malltezi: Nëse varen nga Ministria e Mbrojtjes mund ta kthesh. Ligji i 2004 i Nanos i thotë këto.
Hila: kjo mund të jetë edhe shkelje e Ramës.

Malltezi: Dua të falenderoj sot brezin e gjyshërve tanë që u morën me këto çështje. Ishin fëmijë kur komunizmi ua vodhi pronën. Ishte pronë privati dhe e mori

Hila:Vjedhja është bërë me 7501 në komunizëm u ngri.

Malltezi: Kthimi i pronës është proces që ti kthehet prona atyre që iu vodh
Hila: deri në momentin që nuk ka interes publik

Malltezi: E kanë thënë ministrat që nuk ka interes. Ne do merremi me shashkën e radhës së Ramës por do të më lejosh të them një bombë për Inceneratorët sepse e gjitha kjo po bëhet për këtë.
Jemi 100 familje trashëgimtare nga 5 familjet bazë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb