LEZHË- Nga Lezha kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen nga qytetarëve për legalizimin e lidhjeve të ujit dhe vendosjen e matësave. Ai tha se edhe në janar nuk do të ketë penalizime, por nga shkurti nëse zbulohen lidhje të palegalizuara të ujit dhe pa matësa do të ketë ndëshkime.

“Dje kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me përfaqësues nga të gjithë sektorët qofshin publikë, kryetarët e bashkive apo drejtorë të institucioneve qendrore qofshin përfaqësues të sipërmarrjes dhe këtu në Lezhë për hir të së vërtetës ka aktorë të rëndësishëm të sipërmarrjes private.
Ne jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë qark ka probleme serioze pë furnizimin me ujë të pijshëm. Ka probleme të trashëguara por ende për t’u trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në përgjithësi. Ndërkohë që dje me vendimin e qeverisë që kemi marrë, kemi përcaktuar edhe ndihmën financiare për tëe gjitha familjet në nevojë për vendosjen e matësve falas dhe subvencionimin e faturës së ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorët të legalizojnë lidhjen e tyre e të vendosin matësa pa asnjë penalizim. Pas muajti shkurt do ketë penalizime”, deklaroi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: