TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot se ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos i ishte kërkuar dorëheqja, ndërkohë që më pas u shkarkua.

Rama tha se kërkesa erdhi pas shqetësimeve për zhvillimet për rendin publik në vend. Kujtojmë se Nano u shkarkua më pas me vendim qeverie.

“Është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri. ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë policinë e shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb