Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për News 24 sqaroi publikisht një nga cështjet më të debatuara të momentit, rritjen e mumrit të testimeve për të zbuluar prekjen nga koronavirusi.Kryeministri tha se nuk ka nevojë të bëhen shumë teste kur ne kemi zgjedhur të sillemi sikur virusi na ka prekur të gjithëve, pra po qëndrojmë në shtëpi.

 

“80% e atyre që do preken nga ky virus nuk do të ndjejnë asgjë dhe nuk do ta kuptojnë kurrë që u prekën, ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”,- sqaroi Rama.

Sipas tij, Shqipëria do ndjekë shembullin e Zvicrës që teston ata mbi 65-vjec dhe të sëmurët kronikë, kurse për të tjerët do rekomandohet qëndrimi në shtëpi.

“Zvicra ka vendosur të testojë vetëm ata që janë 65 vjec, pse? Sepse janë më të prekshmit dhe më të dobëtit si dhe ata me sëmundje kronike, për të tjërët këshilla është qëndro në shtëpi. Kjo historia e testeve ka hapur debat por në të gjithë rajonin fokusi është tek më të rrezikuarit”,- vijoi ai.

(m.a.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb