Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar sot një takim pak para nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Organizatës Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti Vuçiç ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, duke njoftuar kështu edhe takimin.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: