Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë vijuar edhe sot përplasjen në distancë për procesin e integrimit. Kryeministri Rama e vuri përballë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili kur ka qenë në opozitë, shprehej se nuk kishte luftuar asnjëherë kundër negociatave.

Menjëherë pas deklaratës së Ramës, vjen edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili sjell në vëmendje deklaratat e disa liderëve të vendeve të BE, si Angela Merkel e Gjermanisë, Emmanuel Macron i Francës, Mark Rutte i Holandës dhe ministres për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, të cilët thonë se Shqipëria nuk i bindi për një vendin unanim në KE.

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb