Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se Presidenti Ilir Meta ka kryer një sërë shkeljesh, por sipas tij, Komisioni i Venecias rekomandoi se këto shkelje nuk janë aq të rënda, sa për ta shkarkuar.

Rama tha se Komisioni i Venecias rekomandoi vetëm marrjen e masave për të ardhmen, në mënyrë që të kufizohet hapësira e abuzimit.

“Komisioni i Venecias ka nxjerrë një sërë shkeljes të Presidentit. Janë e shkruar e zeza mbi të bardhë shkeljet e tij, që flasin qartë për vendimin tonë për t’ia kaluar këto shkelje këtij komisioni hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse, bazuar mbi gjithë analizën e Komisionit të Venecias dhe të gjitha gjetjet përkatëse lidhur me veprimtarinë e presidentit në ato drejtime që ne kemi parë të arsyeshme të hyjmë në këtë proces. Por, edhe në këtë rast, është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithckaje që thuhet gabimisht ose keqdashësisht për ne.

Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e KOmisionit të Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë këtë komision si një aneks të punës sonë, por si një pikë referimmi. Përderisa ky komision thotë ‘sipas gjykimit tim shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për të shkarkuar presidentin’, ne kemi parë me shumë vëmendje këto konstatime, që nuk na rekomandon ta shkarkojmë presidentin, por të marrim masa për të ardhmen, në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb