Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Elbasan, si një konfirmim sipas tij që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lidhura me oligarkët.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi thekson se këto zgjedhje sipas tij duhet të kenë të bëjnë me njerëzit, hallet e tyre, papunësinë dhe varfërinë ekstreme. Më tej ai thekson se zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin politik.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.
Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.
Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t’i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.
Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës.
Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit.
#ShqipëriaFITON??✌️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: