Kryeministri Rama ishte në një linjë me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kur komentoi rolin e eurodeputetit Lorenzo Cesa në përgjimet e antimafias italiane.

Ndërsa ky i fundit del në skenë si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncensioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali, Rama tha se është mik i Bashës, por se ai nuk mund të akuzonte Bashën në rast se ky person do ta kishte përmendur kryedemokratin në përgjime.

Sigurisht që nga ky hetim rezulton që një deputet atje ka marrë goditje, ai dihet që është mik i Bashës dhe PD. Lidhjet e tyre janë me të djathtën, ç’të them unë se e priste Basha këtë dhe i jepte fjalën se do ndihmonte mafiozët?! Se them dot kurrë se e dua Shqipërinë më shumë se ju. Kam kujdes edhe kur flas për kundërshtarët e mi”,- shtoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: