Kryeministri Edi Rama, ka falenderuar Anxhin, një të re e cila sipas tij me ndihmën e teknologjisë kryen promovimin e bukurive të natyrës shqiptare.

Kreu i qeverisë theksoi faktin, se ndryshe nga sa ndodh në sezonin e verës që të gjithë publikojnë pamje të plazheve, “vajza që ngjit mallet” ka vendosur që të tregojë anën tjetër të Borshit, atë të fshatrave përreth.

“Anxhi, një nga vajza që ngjit malet dhe promovon atdheun tonë përmes kompjuterit dhe ajfonit këtë herë ka vendosur të na tregojë Borshin përtej plazheve, duke shijuar bukuritë e fshatrave përreth si Piqerasi dhe Qafën e Frashërit.

Çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt”, ka shkruar Rama në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb