Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, ku pritet që qeveria të betohet pas prezantimit të programit për mandatin e ardhshëm, pati edhe disa fjalë të mira për opozitën.

Ai e falënderoi Partinë Demokratike për kontributin e saj në procesin e dekriminalizimit dhe luftën kundër drogës.

“Opozita luajti rol real në shkundjen tonë karshi dekriminalizimit e kanabisit. E kotë të mohohet se dhe opozita pati kontributin e saj,” tha Rama.

Ai gjithashtu shtoi se pavarësisht kësaj konkurrentët nuk duhet ta sulmojnë njëri-tjetrin duke përdorur mediat e huaja.

“Konkurrentët politikë nuk duhet të marrin rrugët e botës për të hedhur baltë mbi palën tjetër, por që në fakt bëjnë pis Shqipërinë. Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë,” tha kryeministri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: