TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në “Open” në News24 dhe për dosjen për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ai tha se është gjithçka shpifje dhe se Rama nuk ka asnjë shans për eliminimin e tij. Berisha u ndal dhe te akuzat e mëparshme për Metën, duke thënë se Rama e falsifikoi 28 herë shiritin e videos Meta-Prifti.

“Unë kam bërë dy ligje që përjashtonin bashkëpunëtorët e sigurimit e shtetit nga funksionet.
Asnjë qëllim tjetër nuk ka përveç eliminimin e Metës. Nuk ka asnjë shans, është gjithçka shpifje. Personi i vetëm që përmendet se është ndjekur për arrati, thotë se nuk e kam biseduar kurrë me Ilir Metën. Në qoftë se Rama futet dhe falsifikon siç bëri 28 herë me shiritin që u gjet nga Instituti i Milanos, shiriti i bisedës. Dvorani thotë se është i pafajshëm Ilir Meta sepse instituti i regjistrimit i ekspertizës deklaron se ka 28 herë copy dhe paste. Dvorani paska qenë ushtari im politik? Pafajësinë Ilir Metës ia ka dhënë Ardian Dvorani.
Unë një gjë kisha, nuk më shtyn mua kurrë dhe në asnjë rrethanë një gënjeshtër ta pranoj për të vërtetë. Ato HEC-e ishin të vonuara dhe ai kishte një shkresë zotëri, i cili drejtohej thoshte, ky vonim që po bën me zbatimin e vendimit të gjykatës më kakushtuar 730 mijë euro. Kjo është e vërteta. Ajo shkresë ekziston. Ardian Dvorani nuk them që është burrë i mirë, simbol i korrupsionit. Po them që nuk është i ndikuar nga unë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb