KOSOVE

Fatmir Limaj është zgjedhur si koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, ndërsa lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.

Rama e shoqëron statusin me një foto teksa bën simbolin e shqiponjës së bashku me Fatmir Limajn.

“Me Fatmir Limajn, i sapozgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive”- ka shkruar Rama.

Kujtojmë se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive janë nënshkruar 9 marrëveshje mes dy vendeve.

6uyj76hmn
6uyj76hmn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb