Në fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani i Hapur është një platformë për të lënë pas të shkuarën dhe për të gjetur arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje.

Ai ka shtuar se Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje dhe qëndrimi që të njohë Kosovën.

“Do them disa fjalë për Ballkanin, për të ardhmen. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive. Por ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim së bashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje dhe qëndrimi që të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje paqeje për një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu është rruga e vetme, është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces. Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah” tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: