Kryeministri Edi Rama, së bashku me deputetin Darmian Gjinkuri, kryebashkaikun Dritan Lelin dhe ministren e Kulturës Elva Margariti, inspektuan punimet në Muzeun Hebraik, që po ndërtohet në qendrën e qytetit të Vlorës.

Po ashtu kryeministri foli dhe për projektin e transformimit të karabinasë së lashtë të “Sulos”, në një qendër inovacioni digjital për të rinjtë, kulture, arti e hapësirash për të gjitha moshat.

Rama theksoi se kjo qendër do t’i ofrojë shumë mundësi të rinjve, të cilët pa lëvizur nga qyteti, mund të punojnë në tregun global dhe të përfitojnë deri në 10 mijë euro fitime.

“Kjo do të kthehet në objekt publik dhe do të jetë një qendër e cila do të ketë disa komponentë. Një nga komponentët kryesorë do të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë, në mënyrë që ta krijojmë rrjetin dhe bërthamën e nisur në Tiranë me Tumon, me Korçën që ka avancuar për ta pasur këtë qendër tek biblioteka e re. Në Vlorë kemi një aset fantastik që do të transformohet dhe t’i japim mundësi të rinjve të kenë mundësi të trajnohen dhe të hynë në botën e të gjithë shërbimeve globale online. Ti i japin mundësi që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1 mijë euro në ditën e parë në 5, 10, në varësi nga aktiviteti që kryhet. Kjo është e ardhmja në fakt, e atyre që sot janë 15, 16, 19-vjeç në aspektin e punësimit. Do të ketë dhe hapësirë për të moshuarit, kalamajtë, shërbime publike që janë të përqendruara dhe që ofrojnë mundësira të drejtpërdrejta me qytetarët”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb