Kryeministri Edi Rama ka folur sot për marrëdhënien e tij me ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal si dhe takimet me të.

Rama tha në Top Channel se zyrtarin e FBI e ka takuar me kërkesën e tij.

“Në fakt unë nuk kam heshtur. Kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka absolutisht asgjë që lidhet drejtpërdrejt me mua, me qeverinë, apo qoftë dhe me këdo qoftë tjetër zyrtar tjetër shqiptar. Çështja ka marrë shumë bujë, por jo për shkak të aspektit që lidhet me Shqipërinë, por me hetimin kryesor për akuzën e lidhjes së ish-zyrtarit rus me një oligark rus shumë të njohur Oleg Deripaskën.
Unë dua të përsëris se nuk kam dhe shumë çfarë të them mbi këtë çështje, por duke qenë se refuzova të jem dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme në një sallë Kuvendi dhe të përfshihem në një debat me një opozitë me një nivel etik që për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel. Ia vlen që në qetësi të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohen. Ish-zyrtarin e lartë të FBI-së e kam takuar me kërkesën e tij. E kam takuar në zyrë, kemi pasur një bashkëbisedim shumë miqësor. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi. Më ka folur dhe kemi folur për rajonin si një vend ku influenca ruse është goxha prezente. Takimet e tjera kanë qenë takime të cilat kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, ose i pranisë sime në asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Më ka ftuar, e kam takuar në zyrat e FBI-së së New York-ut dhe shumë kolegë të tij. Nuk shoh asgjë në këtë marrëdhënie normale. Nuk kam pasur asnjë detyrim të lajmëroj ambasadën amerikane dhe askënd tjetër sepse është pjesë e punës sime”, tha Rama.

Ai shtoi se kam takuar edhe Presidentin amerikan, Biden të cilit FBI i hyri në shtëpi para ca ditësh. “punë e drejtësisë amerikane dhe zyrtarin e lartë të FBI nëse më vjen po me këtë funksion e me emër tjetër do e takoj sërish. E nëse më krijohen kushtet të shkoj tek zyrat e FBI të pi një kafe apo të ha një drekë, edhe në Shqipëri, do e bëja prapë”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: