Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin  “Real Story” në “News 24”, u pyet nëse do të ndërtohet fabrikë e prodhimit të vaksinave anti-Covid në Shqipëri.

Ahmetaj theksoi se qeveria shqiptare do ta ketë këtë instalancion, duke shtuar se shqiptarët do ishin të parët që do shërbeheshin.

Kjo është strategji e tërheqjes së investimeve strategjike, në kuptimin e shëndetit publik. Por ne do ju lutemi SHBA-ve që të na sjellin fabrikë semi-konduktorësh pas zgjedhjeve. Nëse një kryeministër kërkon që në vendin e tij të ketë një fabrikë për prodhimin e vaksinave, duke iu referuar shkencës medikale të shëndetit publik, ne do kemi nevojë për instalancione të tjera.

Duke parë se ne u gjendëm me duar bosh, në moment kyç për shëndetin publik, imagjino që nesër të kemi këtu në Shqipëri instalancion të prodhimit të vaksinave dhe medikamenteve. Unë i dërgoj mesazhe zanore përditë ministrit të Shëndetësisë së Indisë, për të lejuar Serum Institute që të eksportojë Astra Zenecan në Shqipëri, sepse e kanë penguar me dekret. Ne duam ta kemi në Shqipëri, nëse e kemi këtë mundësi dhe e kemi këtë mundësi. E, nëse do e kemi këtë fabrikë, shqiptarët do ishin të parët që do shërbeheshin”, u shpreh Ahmetaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb