Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, Qeveria shqiptare akordoi një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit, por nga ky bonus prej 5 milionë eurosh, nuk do të përfitojë futbolli profesionist.

Gjatë mbledhjes me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete, Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të forta në drejtim të klubeve dhe drejtuesve, duke konsideruar absurde që taksat e shqiptarëve të shkojnë për evazion fiskal dhe huliganizëm.

Do të jetë KOKSH, i cili me ekspertizën, me eksperiencën, me impaktin që ka në të gjithë lëvizjen sportive shqiptare që do të organizojë dhe do të bashkërendojë të gjithë punën dhe të gjithë aktorët që do të jenë në këtë projekt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb