Në emisionin “Open” në News24, po diskutohet në lidhje me fushatën elektorale të bërë nga palët për zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në studio, analisti Julian Zyla u shpreh se mazhoranca ka zgjedhur të bëjë një fushatë ku evidentohen defektet e kundërshtarit dhe trumpetimi i arritjeve të deritanishme.

Ndërkohë ai shtoi se duket se të dy palët, si mazhoranca ashtu edhe opozita duket se kanë parë si pikën e dobët të palës tjetër, udhëheqjen.

Nga ana tjetër, analisti Fatos Lubonja u shpreh se gjuha e përdor nga kryeministri Edi Rama në fushatë duket se funksionon në një vend ku qytetarët nuk merren me idetë apo me veprimet, por me individin.

Pjesë e bisedës në studio:

Zyla: Një fushatë politike ka 2 pjesë, fushata negative që ka të bëjë me atë që thua për kundërshtarin dhe me pjesën pozitive, pikët e tua të forta.
Shqiptarët e kanë vënë re që nëse Rama përdor një epitet, Berisha i përgjigjet. Pra nëse Rama thotë “faqe e zezë”, Berisha thoshte “shpirtëzi zi”.

Kjo është një mënyrë të foluri me simbolikë.
Por t’i thuash dikujt shpirt zi, e ka bërë sot Berisha.

Tek pjesa negative, e kanë bërë të dyja palët, e bëjnë në të gjithë botën.
Edhe “BF” edhe PS kanë të njëjtën strategji me sa duket, kanë sulmuar udhëheqësin politik të palës tjetër.

Të dy palët kanë menduar që pika e dobët e palës tjetër është udhëheqja, në 14 maj do merret përgjigja.

Opozita ka për të vuajtur atë që e shoh si dritëshkurtësi politike.

Ka një prirje në PD që gabimet e së shkuarës nëse ia thua në moment të quajnë të shitur, pastaj e pranojnë vetë. E njejta ndodhi si me djegien e mandateve. Edhe kjo që po bën Berisha tani mendoj që do të jetë e njëjta.

Pjesa pozitive e fushatës, PS ka pasur retorikë arritjet dhe projektet për të ardhmen, ndërkohë zoti Meta kur foli për programin e Lezhës tha që është i veçantë, asgjë tjetër.

Vetëm tek Bulevardi i ri janë 3-4 projekte që të prezanton PS.

Shehaj: Pra do bëjnë ndërtime të reja.

Zyla: Një biznesmen që e thotë fjalën ndërtim me kuptim negativ…

Lubonja: Po të shohësh Ramën, gjuha e tij mesa duket ka funksionuar. Kur ke një popull që politikani është pasqyrë e popullit, jo edukues, kjo funksionon.
Ne nuk merremi me ide dhe veprën, por me personin. Kjo është historia jonë. I duheshin votat e të persekutuarve e i tha Mt’hat Frashëri, përmendi figurat e shquara të Ballit Kombëtar, do votonin Like Floririn tha.

Nuk vijoi më tej por tha duhet të më votojnë mua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: