TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë së PD-së dhe LSI-së ndaj tij për çështjen e denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, ku implikohej në dhunimin e një vajze djali i deputetit socialist.

Rama i quan gjysmagjela Spahon dhe Vasilin dhe shpreh gatishmërinë për tu hetuar, ndërsa thotë se mezi pret fundin e dy babaleve. Por kryeministri nuk heq dorë nga paketa antishpifje.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2? I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon?”, shkruan Rama.

Rama Tw
Rama Tw

Dy krerët e grupeve parlamentare PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili depozituan në Prokurorinë e Tiranës sot një padi penale ndaj kryeministrit Edi Rama për 4 akuza. Sipas PD-LSI, Rama kanosi për shkak të detyrës oficerin Emiljano Nuhu, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ka kanosur për të mos kallëzuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb