Në një reagim në Twitter, Kejdi Mehmetaj e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama gënjeshtar, duke u shprehur se ka qenë ai i cili emëroi dhe kontrollon Vettingun.

Po ashtu bën me dije se kërcënimet ndaj SPAK dhe gjuha e turpit e përdorur nga kryeministri nuk do të arrijë të shpëtojnë Ramën dhe vartësit e tij.

Reagimi i plotë:

E.R Gënjeshtar!E mbaj mend mirë kohën kur u miratua reforma në drejtësi në Parlament dhe të gjithë përpjekjet e tua dhe bedelëve të tu për ta sabotuar dhe bërë sipas qefeve tuaja. Po të mos ishte për I.Metën,akoma edhe më e shkatërruar seç është do ishte drejtësia në Shqipëri.1/2

Vettingun ti e emërove dhe ti e kontrollon, ashtu si nëpërmjet tyre po zgjedh e kontrollon të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë. Kërcënimet ndaj SPAK dhe gjuha e turpit që përdor nuk do të shpëtojnë as ty dhe as vartësit e tu nga bëmat që keni kryer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: