TIRANË

Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës, se ka harruar me muaj të tërë të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve.

Kreu i qeverisë iu kërkon ndjesë pushuesve për situatën, ndërsa kujton se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zaptues.

POSTIMI I RAMËS
Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit?
Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë?
Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet?
Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash?

Rama Per Golemin
Rama Per Golemin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb