Shqipëria mbajti sot zgjedhjet lokale për 61 bashkitë e vendit. Ndërsa kanë nisur të dalin rezultatet e para, së paku në tre bashkitë ku u votua eketronikisht, në studion e “Open” po diskutohet pikërisht për këtë zhvillim të rëndësishëm për vendin.

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha institucionet dhe pushtet, gjë e cila sipas tij duhet të shqetësojë çdokënd.

“Që kur Rama kërkoi tepsinë, filloi atë grushtin gradual të shtetit, grusht institucional për të kapur të gjitha pushtetet. Logjika është që këtu votën e merr leku. Pasi mbaroi kjo histori, filloi përçarjen e PD. Këtu kemi një strategjia, grusht shteti institucional hap pas hapi…

Unë të kap ty, të vendos në përgjime, ndërsa ata të mitë vazhdojnë vjedhin. Ky është problemi, sepse ke shtetin kundër. Nuk ka më fuqi, dhe njeriut më të ndershëm do t’i gjej diçka, do t’i çojë një provokator. Kur arrin puna që ka policinë dhe prokurorinë me vete, çdokush duhet të ndihet i kërcënuar.

Kur ke të gjitha institucionet, e nxjerr vetë rezultatin, siç tha 50+’, tha Lubonja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: