Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Berisha u shpreh se sulmi ka ardhur si pasojë e mos nënshtrimit të pronarit të mediave të Hysenbelliu Group ndaj urdhrave të kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se Rama është një hakmarrës i verbër që përballë kundërshtarit nuk njeh asnjë kufi.

“Pronari i News24 dhe mediave të tjera të Hysenbelliu Group nuk pranoi t’i nënshtrohet urdhrave e diktatit të tij, i shkatërroi një nga hotelet më të bukura të brigjeve të Adriatikut.

I ligu, i keqi kënaqësinë e ka në ligësi. Sot, ditë feste për demokracinë, bektashinjtë, prag Ramazani, ai shkon vërsul bandat kundër pronave të këtij pronari.

Ky është një hakmarrës i verbër, nuk njeh asnjë kufi ndaj kundërshtarit. Duhet të ndahemi me të sa më parë. Kurrë nuk do të tolerojmë. Zgjedhjet i kemi zgjedhje por Revolucioni do vijojë deri në përmbysjen e regjimit të tij”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb