VLORË- Kryeministri Edi Rama është përballur me një surprizë jo fort të këndshme sot në Vlorë. Ndërsa hapte sezonin turistik nga Orikumi, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ngritur një dron me një banderolë drejtuar kryeministrit dhe maxhorancës.

“Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”.
Banderola mban firmën e Forumit Rinor te PD, i cili po protestonte në të njëjtën orë edhe në Tiranë, tek Ministria e Brendshme, duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Të rinjtë demokratë dhe aktivistë të tjerë të PD protestuan të shtunën kudo ku ishte Rama në Elbasan, Cërrik dhe Belsh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: