Kryetari i PD-së, Sali Berisha përmendi sot gjatë protestës së opozitës edhe shembjen e paligjshme të Prestige Resort.

Sali Berisha: Njeriu që sot përfaqëson Shqipërinë në këtë samit kontrollon të gjitha pushtetet. Ka 10% më shumë pushtet sesa kishte diktatori i fundit komunist në 1991. Shqipëria renditet 53 vende nën republikën e Kosovës, edhe 4 vende poshtë Vietnamit komunist. Sot nga ky shesh le të zotohemi ne se pa votën e lirë nuk do ketë stabilitet në Shqipëri. Poshtë stabilokracia mbi votën e vjedhur, rroftë demokracia dhe vota e lirë.

Në përpjekjet e Ramës për të mposhtur lirinë e mendimit, ka shënuar rekordet më të zeza. Ka linçuar mediat dhe gazetarët me fjalor ordineri. Ka mbyllur me dhunë televizione. Vetëm dy ditë më parë hodhi në erë me tritol resortin turistik të një pronari të një grupi mediatik vetëm se nuk pranoi kontrollin qeveritar të mediave të tij. U them udhëheqësve politikë të Europës se ai është i padenjë të qëndrojë sot në atë samit. Rikujtoj këtu se alergjia ndaj fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe është trashëgimi biologjike e Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb