TIRANË

Kryesocialisti Edi Rama ka vendosur t’i besojë sërish për një tjetër mandat deputeti, një prej eksponentëve më të njohur të PS.

Bëhet fjalë për deputetin Spartak Braho, i cili do të garojë për një tjetër vend në parlament që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Braho është renditur i 28-ti në listë në qarkun e Tiranës, duke synuar kështu votat preferenciale të elektoratit.

Mbështetja ndaj tij u reflektua një ditë më parë nga kreu i qeverisë, ndërsa u shpreh se listat e deputetëve nuk janë muzeumë dhe stenda për të vendosur vazot e antikitetit, skudra bëhet me lojëtarë që janë më në formë dhe në gjendje të fitojnë ndeshjen.

Kujtojmë se Spartak Braho, është një prej socialistëve të vjetër, pjëse e historisë së saj, shumë pranë kryeministrit Edi Rama dhe asaj pjese besnike të elektoratit të majtë. Ai gëzon gjithashtu mbështetjen e shoqatave të Vetaranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare.

Braho ka një karrierë shumë të gjatë në politike. Ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës. Spartak Braho ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për 4 Legjislatura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb