Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim prej 53 minutash në Kuvend lidhur me portin e Durrësit, në fund të të cilit ka dalë “qull në djersë”. Edhe këtë herë, Kryeministri nuk dha asnjë përgjigje apo argument mbi pikëpyetjet e shumta që e kanë shoqëruar këtë projekt, por ka zgjedhur përsëri të shajë dhe fyejë kundërshtarë politikë.

Pak minuta pasi është larguar nga Kuvendi, ai ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Facebook ku ka hequr kostumin dhe prej këmishës së bardhë duket i djersitur.

“Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030”, shkruan Rama.

Por përtej kësaj “prapaskene” të publikuar vetë prej tij, pyetjet që lindin janë të shumta.

A ka dalë Rama “qull” prej Kuvendit për shkak të aferës 2 miliardë euro?

A është djersitur kryeministri për shkak të gjendjes së tij ndoshta jo shumë të mirë shëndetësore?

Cilado që të jetë përgjigjja e këtyre pyetjeve, Rama duket se i ka dalë vetë përpara, kur e ka publikuar fotografinë si një “prapaskenë” të Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb