TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga foltorja e parlamentit se marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë pavarësisht kërkesave dhe qëndrimeve të opozitës parlamentare. Ndonëse për opozitën jashtëparlamentare heqja e koalicioneve është shkelje e marrëveshjes, Rama tha sot se edhe pse nuk i pëlqen, ajo nuk do të preket në asnjë pikë.

“Dua t’ju jap një mesazh të gjithëve duke filluar nga i palodhuri i një tranzicioni i gjatë Myslim Murrizi deri tek deputeti i fundit. Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund t’i kërkoni të gjitha. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë lëshimet tona.

Është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju, në rast se ju nuk votoni së bashku me ne. Për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të sajën. E them këtë duke e përsëritur mua marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen dhe ka një problem të madh që nuk kemi arritur dot të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE/ODIHR që është i përsëritur thuajse në të gjitha raportet depolitizimi i administratës zgjedhore. Ju e dini që ne kemi qenë vijimësisht këmbëngulës dhe madje kemi thënë që ne do ta bëjmë depolizitimin do apo nuk do PD por ajo që e dallon sistemin demokratik nga ai kur vendos vetëm një parti është që duhet dhe të tërhiqesh, të bësh kompromise dhe kur nuk të pëlqen për hir të një interesi shumë më të madh”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb