Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli ndër të tjera në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, lidhur me zgjedhjet lokale dhe bashkëpunimin që do të kenë me Partinë e Lirisë.

Paloka tha se e rëndësishme është që janë bashkë, ndërsa sa i takon sesi do të shkojnë në zgjedhje, do duhet të mendohet mirë formula.

Ai më tej shtoi se dyshja “Meta-Berisha” frikëson kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit e di se ata janë “varri i tij politik”.

Pjesë nga intervista:

Si po organizoheni për zgjedhjet lokale?

Si PD jemi në një proces intensiv për verifikimin e strukturës, për anëtarësime të reja, për vendosjen e piketave të strukturës sonë.

Nëse arritën diçka me 9 shtator, të paktën këtë arritën, me humb një vit si PD dhe jemi të detyruara dhe një herë për të konsoliduar strukturën. Për të filluar një betejë, edhe një ushtri duhet të dije sa ushtarë ka para se të shkojë në luftë për të përcaktuar dhe strategjinë. Shumë shpejt do kalojmë në primare.

Si do bashkëpunoni me Partinë e Lirisë?

Këtë do ta vendosim… se gjithmonë në raste të tilla duhen menduar mirë formulat si hyhet. Nëse në 25 prill do kishim menduar pak më gjatë në bashkëpunimin me LSI, rezultatet do ishin më ndryshe. Duhet menduar mirë mënyrën si shkohet për arritjen e rezultatit optimal, e rëndësishme është që jemi bashkë, jo vetëm PD me PL, por dhe një front më i gjerë që po luftojmë dhe synojmë ta zgjerojmë.

Si e shihni figurën e Ilir Metës në opozitë?

Mendoj se janë dy figura që kanë treguar se kur kanë hyrë në luftë e çojnë deri në fund dhe dinë të fitojnë, ndaj them se Rama është trembur kaq shumë. Ndaj sajon lloj-lloj intrigash, sepse e di që sa t’i ketë përballë do jenë varri i tij politik, kaq mjafton për mua se cili është ndryshimi nga dje sot i opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: