TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaroi se transformimi i rajonit në një zonë që ka hyrjen e daljen e vetë është vlerë e shtuar për të gjithë.

Duke folur për marrëveshjet në kuadër të minishengenit, ai theksoi se i gjithë rajoni duhet të jetë një hapësirë pa kufi dhe jam i sigurt se forca e shembullit do i sjellë dhe të tjerët, duke iu referuar vendeve si Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

“Një kamion me mall për të hyrë në rajonin tonë pret njëherë matanë rajonit me orë të tëra, apo për të dalë nga rajoni ynë pret mesatarisht 10 orë që të hyjë në hapësirën e BE, përveç tyre i duhen dhe aq herë 10 për brenda për brenda rajonit. Nuk kemi asnjë të drejtë që të mos ia kursejmë sipërmarrjeve këtë torturë. Kjo ka dhe mundësinë tjetër që duke njësuar sipas standardeve të BE-së certifikatat e sigurisë ushqimore, apo certifikatat e tjera të nevojshme për lëvizjen në kufi do krijonim një zonë të 6 vendeve, kështu do donim, që së bashku i kërkojnë BE që për mallrat tona të heqin orët e pritjes dhe kur hyjnë në Europë apo dalin në Europë. E kemi shumë të fortë argumentin, jo vetëm për standardin por dhe masën kritike duke qenë më shumë se një vend. Secili vend mund t’i bëjë standardet, në qoftë se këto standarde nuk janë të njohura reciprocikisht, ne mbetemi prapë në kufijtë tanë, prapë të izoluar, prapë të mbyllur, a thua se nuk na mjafton kufiri rreth e qark i BE, po na duhet dhe kufiri qesharak. Sot volumi i mallrave që vijnë në rajon vijnë nga Selaniku me det ose nga lart. Transformimi i rajonit në një zonë që ka hyrjen e daljen e vetë është vlerë e shtuar për të gjithë. Se ka ca që thonë Serbia mori me paqe detin që nuk e mori me luftë, e kuptoni se ku kemi arritur. I gjithë rajoni duhet të jetë një hapësirë pa kufi dhe jam i sigurt se forca e shembullit do i sjellë të tjerët. Kjo që bëmë e do bëjmë në Beograd, në Tiranë e prapë këtu, nuk është një tur për të folur por për të hedhur hapa konkretë. Do kemi marrëveshje të tjera, angazhime të tjera dhe më 1 janar 2023 kjo hapësirë do jetë si në BE. Të tjerët do e gjejnë gati, do vijë dhe Bosnja pasi të ketë zgjidhur problemin e shalqirit, do vijë dhe Mali i Zi dhe Kosova”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb