Ish-presidenti Bamir Topi në studion e “News24”, me gazetaren Nisida Tufa, tha se paradoksi në Shqipëri qëndron në faktin se kryeministri është kthyer në urdhëruesin e jetës parlamentare.

Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Rama ka deformuar gjithë sistemin në Shqipëri, duke shtuar se çdo ditë dalin të dhëna të reja për korrupsionin në qeverinë e tij.

“Kuptohet që në një opozitë të përçarë, kur pushteti ka gjithçka, kur pushteti nuk e vjedh votën 2 herë në të njëjtën mënyrë, pra janë profesionistë në mënyrën si e rrëmbejnë votën. Faji nuk shikohet vetëm tek politika, por edhe te shoqëria. Ti ke njerëz që janë të fiksuar pas partisë në pushtet. Ka një kategori tjetër, që ose bëjnë debatin në kafene, ose fshihen në qëndrimet e tyre. Në të gjithë botën, politika rigjenerohet nga shoqëria civile. Këtu shoqërinë civile e ka në xhep qeveria. Këtu është deformuar gjithçka. Këtu Edi Rama nuk akuzohet vetëm për një ditë, por këtu ka një intension për të rritur dozën e gabimeve. Rama ka garanci te vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë. Disa i ka nënshtruar me shantazh, dis ai ka blerë, etj. Unë shikoj që kjo media, pra media në përgjithësi, i mbulon çështjet, krijon kakofoni mes individëve. Sot janë vetë opinionistët që pranojnë që paguhen nga politika”, tha Topi.

Zgjedhjet 14 maj:

Bamir Topi: Faji tani nuk duhet kërkuar tek politika, por tek shoqëria. Ne kemi shoqëri të bërë copë copë është për shkak të politikës. Ke njerëz që përfitojnë , një kategori që ka të bëjë me intelektualët ose bëjnë debate në kafene, ke edhe një pjesë tjetër që është viktimë. Kemi edhe militantë nostalogjik. Pjesa tjetër është në gjumë. Sot shoqërinë civile e ka në xhep qeveria. Këtu është deformuar gjithçka, problemi këtu është se Edi Rama akuzohet për një ditë, por ka një intension për ta rritur dozën e gabimit. Unë shoh se ai ka një garanci tek vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë, dikë me shantazh, dikë nga mundësia për të marrë tendera…Problemi qëndron tek thellimi në debatin për të nxjerrë skandalet.

Skandalet në qeverinë Rama!?

Bamir Topi: Çdo skandal që do të ndodhë në qeverinë Ramës do të kalojë tre ditë dhe do harrohet,. më pas del skandali i radhës. Institucioni i zgjedhjeve nuk më jep asnjë lloj besueshmërie. Kanë mjeshtërinë të mos vjedhin dy herë në të njëjtën mënyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: