Kryeministri Edi Rama i është kthyer me një përgjigjie Ilir Metës për një replikë ku Presidenti kishte përmendur edhe ministren Elisa Spiropali.

Rama ironizon me dekoratat teksa thotë se kur të dekorojë Skënderbeun në kulmin e luftë spër liri nuk do të ketë kujt t’ia dorëzojë. Ai i kërkon mos e mërzitë Spiropalin.

Po ashtu ai me humor thekson se Bashës do i takojë medalja e Hamzait, Berishën ajo e Ballabanit, kurse Kryemadhit ajo e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb