TIRANE– Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Tëitter, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me  shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe se  hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet.

Brenda pak minutave, kreut të opozitës i është përgjigjur vetë kryeministri Edi Rama.

Po nëmpërmjet një statusi në Twitter, Rama shprehet se “kur një  parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka harruar pse ekizston”.

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën,” shkruan Rama.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: