Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili sot akuzoi qeverinë për papaërgjegjshmërin për situatën në Kakavijë.

Rama shkruan se fajësimi i qeverisë për Kakavijën është sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama në “Twitter”.

Rama Tw
Rama Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb