Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës për ftesën për debat duke theksuar se fillimisht kush e drejton LSI-në, ai apo gruaja etij, Monika Kryemadhi.

Rama i kërkon Metës t’i tregojë se kush e drejton LSI, më pas të shpallet kryetar i opozitës dhe në fund edhe le të rrijë President, por vetëm atëhere do e mendojë debatin.

Ai ka ironizuar se Meta e mund Kryemadhin për kryetare të LSI, teksa me Bashën duhet ta ndajë se kush e drejton opozitën.

 

”Ai e di vetë. Po fakti që futet nëpër skuta lart e poshtë, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë, sikur të ishte më i votuari e më i kërkuari në krye të opozitës së bashkuar, është kriminal.

E vërteta është më ndryshe me Metën. Ilir Meta u bë president me votat e veta dhe të PS. Nuk i kishim votat sipas dëshirës sonë, apo jo. Mes rrugës për të bërë Ilir Metën president me votat e tij, duke qenë të bindur se do ishte President për opozitën, se e kam thënë dhe ditën e votimit.

Nuk e kam menduar se do shkallonte deri në këtë ditë. Ose duhet të iknim në zgjedhje. Por në zgjedhje do ta kishim përsëri në pikëpyetje do kishim apo jo Presidentin. Nuk ishte momenti për këtë aventurë.

Tani Meta thotë hajde ne debat, Basha në debat, Monën në debat, vetëm Saliu s’më do se e di që sështë

Iliri të bëjë me Monikën kush është kryetar i LSI. Se që Iliri punon për LSI fshehurazi është fakt. Që Monika punon haptazi fakt, që janë aksionerë edhe kjo dihet. Njëri ikën në President, e lë tjetër kryetare. Ta zgjidhën me Monikën, se Iliri e mund në debat. Peço Monikën e do shumë, po për Ilirin e voton kundër. Pastaj të bëjë debatin me Lulin, kush është kryetar i opozitës. Po e fitoi të shpallet kryetar i opozitës, le të rrijë President, pastaj shohim.

Po kështu jo. Edhe diçka të fundit. Është Presidenti i parë dhe i fundit i një Republike, që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte. Nuk ekziston, nuk ka. Mbretërit, Presidentët nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë. Për një arsye shumë të thjeshtë, dekorata është simbol që të dallon nga të gjallët. Ka medalje të veçanta për ata që vriten në krye të detyrës sot.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: