Pas deklaratave me tone të forta nga ana e presidentit Ilir Meta sa i takon ndryshimeve kushtetuese, të cilat pohoi se nuk do t’i njohë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Twitter’ tha se sistemi nuk do të ndryshojë, po ashtu koalicionet nuk do të ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton.

Mes të tjerash kreu i qeverisë u ndal dhe tek deklarata e Metës për modelin lindor, ndërsa shtoi se ai do të jetë gjerman.

MESAZHI I RAMËS
IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton! Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: