TIRANE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të cilët një nga shqetësimet kryesore kanë pasur edhe pagimin e sigurimeve shoqërore.

Rama tha se sigurimet nuk do të shtyhen në asnjë mënyrë, pasi ato janë si dritat dhe nëse shtyhen sigurimet atëhere shteti nuk ka të paguajë pensionistët dhe kjo sipas kryeministrit do të ishte e pafalshme.

Po ashtu kryeministri ka thënë se nga paketa e parë, nga 64 mijë biznese deri tani i kanë marrë lekët 50 mijë të tilla.

PYETJE: T’i dërgojmë prindërve ushqime një herë në javë?

EDI RAMA: Duhet pak durim, edhe pak. Jo kaq sa çkeni bërë?

PYETJE: The do dyfishohen pagat?

RAMA: Ku e ke dëgjuar. Ndihmën ekonomike kanë marrë dyfish të gjitha familjet. Paketa e Parë e ka marrë dhe po e merr. Po shkon 50 mijë nurmi dhe përfundon ai për 64 mijë.
Nesër fillojnë ato 400 mijë lekë. Nëse je një nga 176 mijë që përfiton do e marrësh.

PYETJE: Shkojmë dhe punojmë por ecim në këmbë, çfarë leje duhet?

EDI RAMA: Patjetër që ka. Nuk do të shkosh siç ke shkuar.

PYETJE: Kam prindërit në Milano. Kam prindërit me ilaçe dhe kanë mungesë. Nuk arrita të prenotoj se ka fluks

EDI RAMA: Po e vërtetë është. Do të ketë me pikatore fluturime.

PYETJE: Insistoj të lejohen kafenetë?!

RAMA: Insisto sa të duash. Do të hapen të fundit. Ne nuk dalim veç nga bota. Nëse ke kafene do të përfitosh.

PYETJE: Duam të shkojmë në Vlorë, se kemi qiranë, jemi familje me 5 persona?

EDI RAMA: Edhe pak durim. Do kemi edhe për këto udhëimet nga zona në zonë.

PYETJE: A përfitojnë kancelaritë?

EDI RAMA: Është në bllokun e dytë.

PYETJE: Shtyrje të afatit të sigurimeve?

EDI RAMA: Nuk luhet me sigurimet, janë si dritat. Nuk kanë shtyrje afatin, pasi nëse nuk i shtyjmë nuk paguajmë dot pensionistët.

PYETJE: Pse të rijmë diagonal në makinë kur jemi çift?

EDI RAMA: Ti përpara, gruaja diagonal mbrapa. Po u hap të gjithë bëhen burrë e grua dhe nuk i verifikojmë dot.

PYETJE: Këto ditë të bëhen punime?

EDI RAMA: E patolerueshme. Duhet të lajmëroni menjëherë Policinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb