Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD, Jorida Tabaku lidhur me kritikat e saj për mënyrën sesi qeveria po përballon krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve në vend.

Rama tha se Shqipëria është vendi me inflacioni më të ulët në rajon dhe se qeveria e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme krizën energjetike duke mos rritur çmimet.

“Unë jam shumë dakord me ju zonja Tabaku. Është sigurisht shumë e rëndësishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë skam shkollë dhe ju jeni me shkollë unë nuk po hyj se nuk hyj do te debate juaj me ministrin e financave për staflacionin. Duke qenë se ju flisni me shifra do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara dhe sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2% në Serbi 9.6% në Maqedoninë e Veriut 10.6% dhe në Kosovë 11.2%.

Dhe a ka vallë ndonjë arsye përse Shqipëria të jetë sa gjysma e rajonit, kur vjen puna te rritja e inflacionit. Me siguri ka arsye, mase ka më shumë arsye sesa ato që duke u përpjekur të mësoj u mund të them këtu. Por së paku janë dy të rëndësishme.

E para fakti që vetëm në Shqipëri si në askund tjetër në rajon dhe si askund tjetër në Europë çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës, ndërsa kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonominë. Nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën vazhdojmë paguajmë nga buxheti shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta rritja e prodhimit vendas, se pse nuk e kemi importuar të gjithë masën e produkteve”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb