Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka thënë se kryeministri Rama është një njeri i pakontrollueshëm dhe që mendon se është sipër pushtetit.

Lubonja shtoi se një nga simptomat kryesore të narcizmit malinj është omnipotenca, “unë jam mbi ligjin, mua nuk më kap ligji”, gjë që sipas tij është sëmundje.

Ai tha më tej se kur një kryeministër ka një sëmundje të tillë ai është një rrezik për të gjithë.

“E kupton çdo njeri që këtu kemi të bëjmë me një vullnet dhe një moment irracional se kur shkel ligjin gjithmonë është gjë racionale. Kur hynë herën e parë në resrot thanë se i ishte marrë publikuar rëra dhe toka. Ta marrim këtë argumentin që u tha për hapësirën, po kur vjen selektiviteti tjetër në jug, kur ka këtë ndjeshmëri ky po ua jep gjithë bregun e jugut oligarkëve të vetë.

Edhe po të fyesh dikë dënohesh për fyerje, po kur ky njeriu ka këtë pushtet është i pakontrollueshëm, mendon se është lart pushtetit. Lexoni diagnozën e narcizmit malinj për të cilin kam shkruar, një nga simptomat kryesore është omnipotenca. Unë jam mbi ligjin, mua nuk më kap ligji, është sëmundje. Do thoni po e justifikon, është dhe nuk është justifikim është kryeministër me një sëmundje të tillë, është rrezik për të gjithë”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: