Kryeministri Edi Rama publikoi sot pagesat e kryera ndaj një biznesi në Durrës, ndër të tjera edhe për biznesmenin Kastriot Muka, i cili në takimet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk kanë përfituar asgjë.

“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”, thuhej në mesazhin e kryeministrit që shoqëron pamjet.

Pas kësaj, ka reaguar pikërisht Kastriot Muka, që thotë se ankesa e tij nuk ishte vetëm për veten, por edhe për familjarët e tij.

“Përshëndetje. Unë jam Kastriot Muka dhe së fundmi më është përfolur emri për pagën e luftës nga kryeminisitri Rama. Paga e luftës mua më ka kaluar, me vonesë, por që më ka kaluar. Desha të sqaroj se biseda ime me kryetarin e PD zotin Basha atë ditë nuk ishte vetëm për mua, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes sime, që zotërojnë një agjenci dhe kanë aplikuar tre herë në emër të kësaj agjencie dhe asnjëherë nuk iu është aprovuar kërkesa.

Kjo gjë mund të vërtetohet kollaj, sepse në këtë agjenci punon edhe djali im që ka të njëjtin mbiemër me mua e dihet kush është e mund të vërtetohet shumë mirë. Ju uroj të gjithëve fundjavë të mbarë”, shprehet biznesmeni Muka.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb