Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë procesin e integrimit në BE të vendit tonë e ka kthyer në pasqyrë të veprës ”Duke pritur Godonë”.

Teksa mban një konferencë me Zoran Zaev, ai thotë se të dy ata janë lexuesit më të mëdhenj të autorit të veprës, Samuel Beckett.
Me ironi Rama thotë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e duan BE, po ashtu edhe ata i duan, por nuk janë gati për martesë.

Atëhere kryeministri shqiptar përfundoi duke thënë me batutë se Shqipëria e Maqedonia eVeriut do të shijojnë lirinë derisa BE të jetë gati për martesë.

”Unë nuk do të thoja qëndrimi bullgar. çdo vend, çdo shtet në BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa tjetër e familjes së BE. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Europën, por Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Kjo është një përvojë e tillë, megjithatë mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të Samuel Beckettit, në pritje të Godosë. Në të kundërt të krijesave të Samuel Beçket, Vladimir dhe Ekstragon, ne nuk po presim, por po ecim përpara për ta bërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut shtete europiane, çfarë mund të bëjmë më shumë. Ne e duam BE, ata na thuan ju duam, por s’janë gati të martohen, ne po shijojmë lirinë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb