Ministri Rindërtimit Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar kryeministri Edi Rama me numrin një të Pfizer në Nju Jork.

Ahmetaj thekson se Rama ka debatuar me numrin një të Pfizer dhe i tha se nuk “del nga zyra pa marrë një “Po” për marrjen e vaksinave”.

“Covax është instrument shumë i rëndësishëm. Kryeministri këmbënguli se duhet të ishim më agresivë me prodhuesit. Dua t’ju tregoj sekuencë me takimin me Fajzer, ku isha i pranishëm. Aty u bë diskutiim me numrin një të Fajzer. Numri një i Fajzer i thoshte Ramës se ne kemii kapacitetet e kufizuara akoma. Në një moment, kryeministri i thotë se unë nuk dal nga zyra pa marrë “Po” për popullin shqiptar.

I tha se do vaksinohen mjekët, mësuesit dhe do vaksinohen edhe populli. U bë një debat mes kryeministrit dhe numrit një të Pfizerit derisa ky i fundit u detyrua të thoshte “po”. Dua të falënderoj zonjën Manastirliu për punën që ajo bën, sepse është shumë e madhe. Ardhja e vaksinave nuk ka lidhje fare me fushatën elektorale, por vetëm me shëndetin e qytetarëve. Sinovak është provuar edhe në vende të tjera se është efektiv. Ne sot bëjmë 20 mijë vaksinime në ditë”, u shpreh Ahmetaj.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: