Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për shembjen e pallateve në “Myslym Keta” dhe Amnistisë Fiskale, një çështje për të cilën kryeministri është shprehur më shumë se i vendosur që do të bëhet.

Lubonja u shpreh se shembja e pallatit ishte tepër tronditëse, por se shteti i kapur nga bandat kriminale nuk mund të vepronte ndryshe.

Ai u shpreh se duhet ndryshim por se opozita është e pafuqishme. Amnistia Fiskale sipas tij është shumë e nevojshme për kryeministri Rama, për shkak se me paratë e krimit planifikon të mbajë pushtetin.

“Pashë dhe reagimin e Dallëndyshe Bicit që thotë se e kanë vënë në shënjestër për pallatin. Tani ne kemi nevojë të dimë nëse janë të vërteta. Na duhen motivet për të treguar se si qëndron e vërteta. Lind pyetja nëse është shpifje apo e vërtetë. Gjykata e ndan këtë dhe këtu vijmë te drejtësia e munguar. Kjo e pallatit mua më tronditi. Këta njohin vetëm interesa, ku shteti është i kapur nga bandat kriminale. Ky abuzim me institucionet e drejtësisë është i frikshëm. Thonë pse nuk presin dhe një ditë? Nuk kanë besim se mos ndodhte ka ngelur një fije yndyre. Mund tu ketë ngelur dhe këtyre dhe ndaj japin mesazh që të mos shkojnë në gjykatë fare. Këto veprime në mes të natës duan të tregojnë së s’kanë frikë dhe një vetësiguri që tregon se kanë kapur asgjë ose janë të droguar nga pushtetit dhe nga vetë droga konkrete. Duhet ndaluar me çdo kusht kjo. Në rastin konkret opozita duket e pafuqishme. Thoshte Berisha që me demokratët e Laçit e merr pushtetin, po ata i ka kapur ky. Si ndalohet kjo? Unë nuk e di.

Këto veprime janë aq të frikshme dhe arrogante që japim mesazhe që shteti është kapur nga bandat. Kush është më i fuqishëm? Ata janë. Shqiptarët rrallë kanë vepruar, vriten përditë për copa tokë, borxhe, por për ideale demokracie e lirie nuk ka. Populli është nënshtruar, ankohen por kanë frikë, s’kanë kurajo, kanë demoralizuar. Kjo është sëmundje e rëndë. Mungesa e rëndë e dinjitetit të çon në këtë nëpërkëmbje.”

Ndërsa në lidhje me Amnistinë Fiskale, u shpreh se ajo do fuqizojë shtetin e kapur nga krimi pasi paratë e tyre duhen për të mbajtur pushtetin.

“Vetësiguri e sëmurë, papërgjegjshmëri, sepse jo për shqiptarët sepse kemi të bëjmë me raportin e pushtetit me ata që deri dje i quanim partnerë dhe ndërkombëtarë që sot kanë folur drejt që kjo nuk është e drejtë, siç kanë folur edhe për Portin e Durrësit që është kundër MSA, por GJK foli ndryshe sot.

Amnistia fiskale fuqizon shtetin e kapur nga krimi i organizuar. Paratë e krimit u duhet për të mbajtur pushtetin, për të paguar ata policë që rrinë aty ku prishen pallatet. Si nja bandë kriminale që nënshtron çdo rival”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb