Kryeministri Edi Rama duket i vendosur për të mos i shtyrë zgjedhjet që janë programuar për datën 30 qershor pavarësisht se Presidenti Meta lajmëroi shfuqizimin e tyre.

Ashtu siç u shpreh dhe nga Berati pak pas vendimit të Metës, Rama e ka shkruar dhe në profilin e tij në Facebook. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor pohon Rama duke mbyllur çdo hapësirë për shtyrjen e tyre pas vendimit të Presidentit.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor! Natën e mirë”, shkruan në Facebook kryeministri Rama.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb