Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së Charles McGronigal dhe akuzat se ka marrë 225 mijë dollarë nga një punonjës i shërbimit informativ shqiptar.

Vasili tha se deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama se shefi i Antiterroit nuk kishte asnjë lidhje me të apo qeverinë shqiptare, ishte një gënjeshtër, ndërsa shtoi se Rama është i vetmi kryeministër që del me emër e mbiemër në aktet e drejtësisë amerikane.

Postimi i plotë
:
Rama është shumë rëndë!
Ky Rama genjente sheshit ne shtator te 2022, qe Shefi i antiterrorit Charles McGronigal s’ka asnje lidhje as me kete vete as me qeverine.
Fakti qe ka dale ne te gjitha mediat e botes eshte qe i vetmi Kryeminister, qe ka lidhje kaq te shumta me Gronigal, qe ka ngrene darka me të, eshte takuar kaq here, i kane dhene plot dokumenta te sajuara per ti çuar ne DASH dhe per te goditur kundershtaret politike.
Fakti eshte qe vetem kryeministrit Edi Rama i del edhe emri e mbiemri megjithe bashkepuntoret e tij ne aktet e Grand Jury!
Drejtesi beni detyren se do perfundoni me keq se Rama!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: