Një vale e gjerë protestash ka mbërthyer paralelisht disa rrethe të vendit. kështu pas protestës së studentëve në Tiranë, tubimeve iu janë bashkuar edhe disa vende, të cilat protestojnë për një kuazë më të gjerë, atë kundër taksave të larta. Protestat në rrethe nisën dje, nga Kavaja, Lezha dhe Shkodra, për të vijuar edhe përgjatë pasdites së sotme.

KURBIN
Që prej 20 minutash qytetarët e Milotit dhe Kurbinit kanë bllokuar Rrugën e Kombit, ndërsa protestojnë kundër qeverisë për uljen e taksave. Me pankarta në duar ata lëshojnë thirrje kundër qeverisë, ndërsa protesta ka përmbajtje ekonomike. Shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, duke lëshuar edhe thirrje ‘Rama ik, Rama ik!’. Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, përfshi këtu uljen e çmimit të karburantit atë të energjisë.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se protestë paralelisht po zhvillohet edhe në Dibër, ku banorët kanë bllokuar rrugën. Ata protestuesit pohojnë se nuk do të tërhiqen.

Kurbin 1
Kurbin 1

FIER 

E gjithë Shqipëria duket se ka dalë në protestë me njerëzit që kanë bllokuar akset kryesore nëpër rrethe duke ndalur qarkullimin. Të njëjtën gjë kanë bërë banorët e Fierit të cilët  kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar taksat e larta, tarifën e lartë të karburantit dhe çmimit e lartë të energjisë. Qytetarët e Fierit kërkojnë uljen e tyre, pasi kushtet ekonomike të familjeve të tyre po vështirësohet çdo ditë e më shumë. Taksat e larta rrezikojnë mbylljen e biznesit të vogël në Fier, burimi kryesor ekonomik dhe punësimi për shumë prej familjeve protestuese.

VLORE
Pas Fierit, protesta nisi edhe në Vlorë, ku qytetarë dolën në rrugë, duke kundërshtuar kështu uljen e taksave, që nga çmimi i energjisë te ai i ujit dhe karburantit.

MALLAKASTËR
Protestës i janë bashkuar edhe qytetarët e Mallakastrës, ndërsa ata përveç uljes së taksave kërkojnë edhe punësim. Protestuesit marshuan nga qendra e qytetit të Ballshit dhe më pas bllokuan rrugën nacionale në hyrje të qytetit.

ELBASAN

Qytetarët e Elbasanit kanë bllokuar rrugën Elbasan-Tiranë, ndërkohë disa studentë të veshur me jelekë të verdhë i janë bashkuar protestës

KAVAJE

Qyteti i Kavajës i është bashkuar edhe sot protestës që ka përfshirë disa rrethe të vendit, në shenjë kundërshtie për taksat e larta. Protestuesit kanë zgjedhur që të vishen me jelekë të verdhë dhe jeshilë, duke marrë shembull kështu nga protestat që u mbajtën në Paris për gati 3 javë.

B7956e25 Ebc9 4b00 8a53 1d9dd0b4a8a6
B7956e25 Ebc9 4b00 8a53 1d9dd0b4a8a6

LEZHË
Edhe banorët e Lezhës kanë zgjedhur që të bllokojnë rrugën, ndërsa kjo është dita e dytë ata që protestojnë. Mësohet se banorët kanë bllokuar rrugën nacionale që lidhet me Shkodrën. Protestuesit, përfaqësues të bizneseve të vogla, kërkojnë ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, ujit dhe naftës.

SHKODËR
Ashtu si dje, edhe sot banorët e Shkodrës u hodhën në protestë, ndërsa bllokuan rrugën. Mësohet se ata qëndruan për disa orë në rrugë, ndërsa sulmuan ashpër qeverinë “Rama”.

DEVOLL
Protesta është në Devoll, ku banorët iu janë bashkuar thirrjeve kundër qeverisë për uljen e taksave. Mësohet se në shenjë proteste ata kanë bllokuar aksin kombëtar që lidh Bilishtin me Korçën. Ata kërkojnë ulje të çmimit të dritave, ujit dhe karburantit. Po ashtu bëhet e ditur se fermerët e Devollit kanë hedhur në rrugë mollët e pashitura.

DURRES
Durrësi i është bashkuar qyteteve të tjera të vendit që po protestojnë prej pak ditësh.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BallkanWeb”, se në qytetin e Durrësit qytetarët po protestojnë paralel qytetet e tjera kundër taksave dhe kushteve të rënda ekonomike në vend.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: