TIRANE

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj  kanë zhvilluar inspektime në godinat e konvikteve në Qytet Studenti, të cilat i janë nështruar së fundi rikonstruktimit.  Rama  u ndal edhe te një nga godinat e konvikteve në QS, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me studentet e pranishëm, i këshilloi të shkojnë në mësim.

“Vetëm duhet të shkoni në mësim se nuk do bëjmë dot dhomat”, u tha Rama studenteve.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj tha se janë të paktën 2000 dhoma që kanë nevojë për ndërhyrje në total në Qytet Studenti. Kujtojmë që dje, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve prezantoi  Draft-Paktin për Universitetin,  i hartuar nga Këshilli i Ministrave, si një mënyrë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studenteve dhe fund bojkotit të mësimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb