Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Rrëshën ku do të ndërtohen 35 banesa individuale 6 pallate dhe 68 apartamente.
Rama ka bërë një krahasim, duke thënë se zonat e reja zhvillimore të ndërtimit janë njësoj si resortet turistike apo blloqet rezidenciale.

Ai thotë se i vetmi ndryshim është se të parat janë për ata që u goditën nga tërmeti dhe nuk kanë, kurse të dytat për ato që kanë.

Një përfaqësues i firmës ndërtuese e ka siguruar se deri në tetor lagjia e re është gati. Ndërkohë Rama nuk ka kursyer batutat me një biznesmen, duke i lënë porosi që ta bëjë lagjen si për shtëpine tij, por edhe se këto mundësi duhet t’i quajnë dhurata nga zoti për të lehtësuar shpirtin dhe për të bërë mirë.

 

INSPEKTIMI NË RRËSHEN

EDI RAMA: Zonat e reja në zhvillim, janë njësoj si resortet turistike që jemi mësuar të shohim. Si zhvillimet e blloqeve rezidenciale. Ato janë për ata që kanë mundësi t’i blejnë, këto janë për ata që s’kanë mundësi. Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza e rëndë e fatkeqësisë natyrore, shumë më të fortë të gjitha ta që i blejnë. U goditën më shumë të dobëtit. Nëse do të ndiqnim formulën e ndjekur kudo, me kredi të buta, do ishte barrë e madhe për ta. Të gjitha do i marrin falas. Shumë më të lehtësuar, me shtëpi shumë më të mira dhe për fëmijët do jetë kalim në botë tjetër. Në krahasim me atë që ishin para tërmetit, ku të detyruar nga fati.

PËRFAQËSUESI I FIRMËS: Afati është 5 muaj. Nesër lidhim kontratën për pallatet. 6 muaj e kanë. Deri në tetor është gati lagjia e re.

RAMA: Perfekt . Do ta bësh si për shtëpinë tate. S’do i lësh asgjë mangut. Jo se është. Se ju biznesmenët duhet t’i quani, dhurata nga zoti këto mundësi që të lehtësoni shpirtin, që të thoni vërtet fitoni shumë po thoni ja kemi bër ënjë gjë të mirë. Se për ju të biznesit s’ka vend në parajsë. Puno sot që ta kesh shpirtin në parajsë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb